Shqip - Suretu Et Tarik

Kurani Fisnik » Shqip » Suretu Et Tarik

Choose the reader


Shqip

Suretu Et Tarik - Vargjet Numri 17
وَالسَّمَاءِ وَالطَّارِقِ ( 1 ) Et Tarik - Ayaa 1
Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
وَمَا أَدْرَاكَ مَا الطَّارِقُ ( 2 ) Et Tarik - Ayaa 2
E ku e di tise çka është tariku - trokitësi?
النَّجْمُ الثَّاقِبُ ( 3 ) Et Tarik - Ayaa 3
Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
إِن كُلُّ نَفْسٍ لَّمَّا عَلَيْهَا حَافِظٌ ( 4 ) Et Tarik - Ayaa 4
Nuk ka asnjëri njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
فَلْيَنظُرِ الْإِنسَانُ مِمَّ خُلِقَ ( 5 ) Et Tarik - Ayaa 5
Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?
خُلِقَ مِن مَّاءٍ دَافِقٍ ( 6 ) Et Tarik - Ayaa 6
Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
يَخْرُجُ مِن بَيْنِ الصُّلْبِ وَالتَّرَائِبِ ( 7 ) Et Tarik - Ayaa 7
E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
إِنَّهُ عَلَىٰ رَجْعِهِ لَقَادِرٌ ( 8 ) Et Tarik - Ayaa 8
E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.
يَوْمَ تُبْلَى السَّرَائِرُ ( 9 ) Et Tarik - Ayaa 9
Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.
فَمَا لَهُ مِن قُوَّةٍ وَلَا نَاصِرٍ ( 10 ) Et Tarik - Ayaa 10
E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë.
وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الرَّجْعِ ( 11 ) Et Tarik - Ayaa 11
Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi.
وَالْأَرْضِ ذَاتِ الصَّدْعِ ( 12 ) Et Tarik - Ayaa 12
Edhe kohën që qahet për bimë.
إِنَّهُ لَقَوْلٌ فَصْلٌ ( 13 ) Et Tarik - Ayaa 13
Është e vërtetë se ai (Kur’ani) është fjalë që dallon - gjykon.
وَمَا هُوَ بِالْهَزْلِ ( 14 ) Et Tarik - Ayaa 14
Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
إِنَّهُمْ يَكِيدُونَ كَيْدًا ( 15 ) Et Tarik - Ayaa 15
Ata vërtetë bëjnë kurtha.
وَأَكِيدُ كَيْدًا ( 16 ) Et Tarik - Ayaa 16
Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
فَمَهِّلِ الْكَافِرِينَ أَمْهِلْهُمْ رُوَيْدًا ( 17 ) Et Tarik - Ayaa 17
E ti jobesimtarët jepju afat, afatizoi ata pak.

Random Books

  • Rijadus SalihinNjë ndër enciklopeditë më të njohura të Hadithit. Ky libër do të jetë udhërrëfyes për secilin që ndi¬hmohet me të dhe shërbehet në kërkimin dhe veprimin e veprave të mira, si dhe do të jetë ndalesë prej të këqijave dhe katas¬trofave të ndryshme. Me pak fjalë ky libër është një ndër librat pa të cilat nuk duhet të mbetet shtëpia e myslimanit.

    Autor : Ebu Zekerija En Nevevi

    Source : http://www.islamhouse.com/p/231837

    Download :Rijadus SalihinRijadus Salihin

  • Mburoja e muslimanit - Lutje nga Kurani dhe SunetiMburoja e muslimanit është një libër i begatë që përmbledh lutjet dhe dhikrin (përmendjen e Allahut) për të cilin ka nevojë muslimani gjatë ditës dhe natës si dhe në raste të ndryshme me të cilat përballet gjatë jetës së tij. Ky libër është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe atë në miliona e miliona ekzemplarë, vetëm në islamhouse ekziston në më tepër se 30 gjuhë.

    Autor : Seid b. Ali b. Vehf El Kahtani

    Rishikim : Driton Lekaj

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354804

    Download :Mburoja e muslimanit - Lutje nga Kurani dhe Suneti

  • Furnizimi më i mirë - deri në Ditën e Premtimit (Ringjalljes) veç farzit (obligimit) sipas udhëzimit të më të mirit prej njerëzve - Profetit Muhamed (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të)Furnizimi më i mirë - deri në Ditën e Premtimit (Ringjalljes) veç farzit (obligimit) sipas udhëzimit të më të mirit prej njerëzve - Profetit Muhamed (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të ). Ky libër shtjellon këto tematika: Së pari: Veprime, mirësia e të cilave në dynja dhe Amshim i kthehet vetëm atij që i ka kryer. Së dyti: Veprime, dobia e të cilave në dynja dhe në Amshim i kthehet kryerësit të tyre dhe tjetërkujt.

    Autor : Hakem b. Adil Zemu El Ukajli

    Rishikim : Driton Lekaj

    Përkthim : Ali Kasa

    Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/343916

    Download :Furnizimi më i mirë - deri në Ditën e Premtimit (Ringjalljes) veç farzit (obligimit) sipas udhëzimit të më të mirit prej njerëzve - Profetit Muhamed (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të)Furnizimi më i mirë - deri në Ditën e Premtimit (Ringjalljes) veç farzit (obligimit) sipas udhëzimit të më të mirit prej njerëzve - Profetit Muhamed (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të)

  • Rijadus SalihinNjë ndër enciklopeditë më të njohura të Hadithit. Ky libër do të jetë udhërrëfyes për secilin që ndi¬hmohet me të dhe shërbehet në kërkimin dhe veprimin e veprave të mira, si dhe do të jetë ndalesë prej të këqijave dhe katas¬trofave të ndryshme. Me pak fjalë ky libër është një ndër librat pa të cilat nuk duhet të mbetet shtëpia e myslimanit.

    Autor : Ebu Zekerija En Nevevi

    Source : http://www.islamhouse.com/p/231837

    Download :Rijadus SalihinRijadus Salihin

  • Feja e vërtetë e ZotitCilat janë rregullat e fesë vërtetë? Si duhet të jetë lidhja mes Krijuesit dhe krijesës? Si ta njohësh Zotin tënd, që ta adhurosh dhe ta pasosh rrugën e Tij të drejtë? Autori iu përgjigjet këtyre dhe shumë pyetjeve tjera me shembuj të qartë dhe gjithashtu sjell citate nga librat e shenjtë të ithtarëve të librit. Libri në shqip përfundon me një rezyme rreth biografisë së autorit i cili edhe është një nga thirrësit e mirënjohur.

    Autor : Bilal Filips

    Rishikim : Bahri Curri

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314448

    Download :Feja e vërtetë e ZotitFeja e vërtetë e Zotit

Choose language

Choose Suretu

Random Books

Choose tafseer

Participate

Bookmark and Share