Shqip - Suretu El Mesed

Kurani Fisnik » Shqip » Suretu El Mesed

Choose the reader


Shqip

Suretu El Mesed - Vargjet Numri 5
تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ ( 1 ) El Mesed - Ayaa 1
Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!
مَا أَغْنَىٰ عَنْهُ مَالُهُ وَمَا كَسَبَ ( 2 ) El Mesed - Ayaa 2
Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
سَيَصْلَىٰ نَارًا ذَاتَ لَهَبٍ ( 3 ) El Mesed - Ayaa 3
Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
وَامْرَأَتُهُ حَمَّالَةَ الْحَطَبِ ( 4 ) El Mesed - Ayaa 4
E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
فِي جِيدِهَا حَبْلٌ مِّن مَّسَدٍ ( 5 ) El Mesed - Ayaa 5
E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.

Random Books

  • Gabime në të cilat bien disa haxhilerëKy libërth sqaron disa nga ritualet e haxhit, duke bërë të qartë mënyrën e saktë të kryerjes së tyre në pajtim me traditën e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe duke tërhequr vërejtjen nga gabimet në të cilat bien disa haxhilerë. Këto rituale dhe gabimet në to janë: Ihrami, tavafi, dy rekatet pas tavafit, ngjitja mbi Safa dhe Merve, qëndrimi në Arafat, hedhja e gurëve, tavafi lamtumirës.

    Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin

    Përkthim : Driton Lekaj

    Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/327422

    Download :Gabime në të cilat bien disa haxhilerëGabime në të cilat bien disa haxhilerë

  • Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitNë këtë libër Shejhu i mirënjohur, AbdulMuhsin El Abbad, flet rreth obligimit për trajtimin me butësi dhe mirësi të pasuesve të Sunetit dhe mosashpërsisë ndaj tyre në sjellje, dave dhe gjithashtu gjatë urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja në mesin e tyre.

    Autor : Abdul Muhsin b. Hamed El Abbad El Bedr

    Përkthim : Bilal Shkrepi

    Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354736

    Download :Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit

  • Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth IslamitKy libër përmban përgjigje në shumë pyetje bashkëkohore rreth Islamit të cilat shtrohen nga jomuslimanët apo edhe muslimanët e hutuar nga ajo që mediet prezantojnë për Islamin dhe muslimanët. Autori, një studiues i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve dhe demaskon shpifjet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.

    Autor : Zakir b. AbdulKerim Najk

    Rishikim : Driton Morina

    Përkthim : Fehim Dragusha

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354815

    Download :Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth Islamit

  • Ejani në shpëtim!“Duke pasur parasysh rëndësinë e praktikimit të mësimeve islame, të cilave pas besimit, me vlerë dhe rëndësi iu paraprinë namazi, na imponohet që të jemi të mobilizuar në sqarimin e këtyre mësimeve si nga këndi i ndriçimit të vlerës së secilit prej tyre, ashtu edhe në shpjegimin praktik se si duhet të kryhet cilido. Prandaj ju ofrojmë këtë udhëzues të ilustruar për mësimin e namazit dhe gabimet që bëhen në të.”

    Autor : Eroll Nesimi

    Rishikim : Ekrem Avdiu

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314443

    Download :Ejani në shpëtim!Ejani në shpëtim!

  • Rigjallërimi Islam - Rregulla dhe UdhëzimeRigjallërimi Islam që ka përshkuar tërë botën tash e sa kohë ka nevojë për disa faktorë që të shndërrohet në një lëvizje të dobishme dhe ripërtëritëse. Ky libër në pjesën e tij të parë ofron trembëdhjetë rregulla që orientojnë këtë rigjallërim. Ndërsa në pjesën e tij të dytë, në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve, jep udhëzime rreth shumë çështjeve që kanë të bëjnë me thirrjen në rrugë të Allahut, grupimet dhe fraksionet dhe qëndrimin kundrejt tyre dhe sjelljen në raport me ta si dhe për jomuslimanët dhe thirrjen e tyre në Islam. Libri përfundon me një shtojcë për mesataren e cila duhet të ndiqet në Dave – Thirrjen islame.

    Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin

    Përkthim : Justinian Topulli

    Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354807

    Download :Rigjallërimi Islam - Rregulla dhe Udhëzime

Choose language

Choose Suretu

Random Books

Choose tafseer

Participate

Bookmark and Share