Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Udhëzues i ilustruarmbi Islamin

  • Udhëzues i ilustruarmbi Islamin

    Libri “Udhëzues i ilustruar mbi Islamin” flet veçanërisht për mrekullinë shkencore në Islam dhe gjithashtu vë theksin në konceptet e Islamit dhe perceptimin e tij për individin dhe shoqërinë si dhe përfitimet të cilat i realizohen atij që e pranon islamin dhe i përmbahet sinqerisht mësimeve të Islamit. Ky libër prinë para librave të tjera të cilat ju drejtohen jo muslimanëve pëe shkak të ndikimi të madh të tij. Për këtë, ekspertët në thirrjen e jomyslimanëve kujdesen që fillimisht t’ua dhurojnë Kuranin në gjuhën e këtij jomyslimani e pas tij në listën e librave që i dhurohen është ky libër.

    Autor : Ibrahim Ebu Harb

    Source : http://www.islamhouse.com/p/193469

    Download :Udhëzues i ilustruarmbi Islamin

Random Books

  • Bëhu Musliman ProduktivKy libër është përmbledhje e 2 viteve të mendimeve produktive, ideve dhe këshillave. I përpiluar nga një mori artikujsh të zgjedhur dhe me një dizajn shumë tërheqës, ka përmbledhur rregulla dhe udhëzime të ndryshme të cilat ia mundësojnë muslimanit të jetë produktiv dhe dobiprurës në jetën e tij.

    Botuesi : Uebfaqja 'Muslimani Produktiv' - http://www.productivemuslim.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354812

    Download :Bëhu Musliman Produktiv

  • Kurani i madhërishëmKy botim i Kuranit të madhërishëm në shqip përmban përkthimin e domethënieve të Kuranit nga Prof. Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë). Prof. Hasan Nahi ishte një ndër hoxhallarët më të shquar të kohës së tij dhe ndër të vetmit që shkollimin superior e kishin kryer jashtë vendit. Sipas disa kritikëve përkthimi i tij konsiderohet si një ndër përkthimet më autentike të Kuranit në shqip.

    Përkthim : Hasan I. Nahi

    Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/332470

    Download :Kurani i madhërishëmKurani i madhërishëm

  • Islami - ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëziminKy libër në bazë është punim i ofruar Këshillit Nacional për Kulturë i Kuvajtit. Libri shtjellon ndikimin e Islamit në civilizimin njerëzor në vazhdimësi që nga periudha profetike. Por, nëse duhet përmbledhur sferat në të cilat ka ndodhur ky ndikim më tepër, atëherë duhet zgjedhur dhjetë dhurata të cilat ia ka ofruar Islami njerëzimit duke filluar nga besimi i çiltër, të drejtat e gruas, afirmimi i lidhjes mes fesë dhe shkencës etj.

    Autor : Ebul Hasen En Nedevi

    Përkthim : Bashkim Aliu

    Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Source : http://www.islamhouse.com/p/339682

    Download :Islami - ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëziminIslami - ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëzimin

  • Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshNë këtë libër përmenden parime dhe rregulla islame shumë të rëndësishme që u vlejnë të gjithë muslimanëve, në çdo kohë dhe vend, e veçanërisht kur ata kalojnë sprova të rënda që rrezikojnë unitetin dhe bashkësinë e tyre fetare. Dijetari në parathënien e librit të tij flet për rrezikun e fitneve, dobitë e ndjekjes së këtyre rregullave dhe argumentet në të cilat i ka mbështetur këto rregulla dhe më pas ka përmendur nëntë rregulla. Që të gjitha na japin një panoramë të shkurtër dhe të përmbledhur se si muslimani gjatë gjithë jetës së tij duhet të ketë vetëkontroll në pajtim me rregullat e fesë, si duhet të vlerësojë njerëzit dhe situatat, për t’iu ruajtur sa më shumë gabimeve dhe për të fituar kënaqësinë e Allahut.

    Autor : Salih b. AbdulAziz Ali Shejh

    Përkthim : Justinian Topulli

    Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354729

    Download :Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh

  • Ta mësojmë IslaminTa mësojmë Islamin: është libër i cili prezanton, me një metodologji të thjeshtë, njohuritë themelore rreth Islamit. Së pari, libri flet rreth shtyllave të besimit dhe atë hollësisht, e pastaj flet për dy shtyllat e para të Islamit, shehadetin dhe namazin, gjithashtu hollësisht. Pas kësaj në mënyrë të përgjithësuar shtjellon disa virtyte islame dhe libri përmbyllet me ngjarjet më të rëndësishme gjatë jetës së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).

    Autor : Muhamed ALij Fet-hullah

    Përkthim : Irfan Salihu

    Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Source : http://www.islamhouse.com/p/329569

    Download :Ta mësojmë Islamin

Choose language

Choose Suretu

Choose tafseer

Participate

Bookmark and Share