Shqip - Suretu Et Tin - Kurani Fisnik

Kurani Fisnik » Shqip » Suretu Et Tin

Choose the reader


Shqip

Suretu Et Tin - Vargjet Numri 8
وَالتِّينِ وَالزَّيْتُونِ ( 1 ) Et Tin - Ayaa 1
Pasha fikun dhe ullirin!
وَطُورِ سِينِينَ ( 2 ) Et Tin - Ayaa 2
Dhe (kodrën) Turi Sina-en!
وَهَٰذَا الْبَلَدِ الْأَمِينِ ( 3 ) Et Tin - Ayaa 3
Dhe këtë qytet të sigurisë!
لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ ( 4 ) Et Tin - Ayaa 4
Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
ثُمَّ رَدَدْنَاهُ أَسْفَلَ سَافِلِينَ ( 5 ) Et Tin - Ayaa 5
Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ ( 6 ) Et Tin - Ayaa 6
Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعْدُ بِالدِّينِ ( 7 ) Et Tin - Ayaa 7
E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?
أَلَيْسَ اللَّهُ بِأَحْكَمِ الْحَاكِمِينَ ( 8 ) Et Tin - Ayaa 8
A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve?

Random Books

  • Libri i TeuhiditËshtë e ditur se shkenca për akiden islame është shkenca bazë e cila meriton të përkujdesemi për ta mësuar dhe për t’ua mësuar të tjerëve dhe prej saj varet pranimi i veprave dhe saktësia e tyre. Sidomos kur ne jetojmë kur janë shtuar grupet e devijuara si: Rryma e ateizmit, rryma e sufizmit dhe dervishizmit, rryma e idhujtarisë bashkëkohore – adhurimit të varrezave, rryma e risive të cilat janë në kundërshtim me traditën profetike dhe që tërë këto rryma janë të rrezikshme po që se muslimani nuk është i armatosur me dijen e akides së vërtetë e cila mbështetet në Librin e Allahut dhe Synetin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). ky libër është shkruar në lëmin e akides dhe autori është kujdesur të jetë i shkurtër dhe i qartë. Shejhu e ka mbështetur librin e tij në burime të shumta të dijetarëve e sidomos në librat e Shejhul Islam Ibn tejmijes, Ibn Kajjimit, Muhamed b. Abdul Vehabit dhe dijetarë që i përkasin kësaj thirrjeje të begatshme.

    Botuesi : Ministria e Punëve Islame, Vakëfit, Daves dhe Udhëzimit

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314452

    Download :Libri i Teuhidit

  • Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth IslamitKy libër përmban përgjigje në shumë pyetje bashkëkohore rreth Islamit të cilat shtrohen nga jomuslimanët apo edhe muslimanët e hutuar nga ajo që mediet prezantojnë për Islamin dhe muslimanët. Autori, një studiues i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve dhe demaskon shpifjet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.

    Autor : Zakir b. AbdulKerim Najk

    Rishikim : Driton Morina

    Përkthim : Fehim Dragusha

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354815

    Download :Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth Islamit

  • Feja e vërtetë e ZotitCilat janë rregullat e fesë vërtetë? Si duhet të jetë lidhja mes Krijuesit dhe krijesës? Si ta njohësh Zotin tënd, që ta adhurosh dhe ta pasosh rrugën e Tij të drejtë? Autori iu përgjigjet këtyre dhe shumë pyetjeve tjera me shembuj të qartë dhe gjithashtu sjell citate nga librat e shenjtë të ithtarëve të librit. Libri në shqip përfundon me një rezyme rreth biografisë së autorit i cili edhe është një nga thirrësit e mirënjohur.

    Autor : Bilal Filips

    Rishikim : Bahri Curri

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314448

    Download :Feja e vërtetë e ZotitFeja e vërtetë e Zotit

  • Kurani i madhërishëmKy botim i Kuranit të madhërishëm në shqip përmban përkthimin e domethënieve të Kuranit nga Prof. Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë). Prof. Hasan Nahi ishte një ndër hoxhallarët më të shquar të kohës së tij dhe ndër të vetmit që shkollimin superior e kishin kryer jashtë vendit. Sipas disa kritikëve përkthimi i tij konsiderohet si një ndër përkthimet më autentike të Kuranit në shqip.

    Përkthim : Hasan I. Nahi

    Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/332470

    Download :Kurani i madhërishëmKurani i madhërishëm

  • Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre-

    Autor : Një Grup Hoxhallarësh

    Botuesi : Uebfaqja i pjesës së Dhjetë të fundit nga Kurani - http://www.tafseer.info

    Source : http://www.islamhouse.com/p/384093

    Download :Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre