Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Kurani i madhërishëm

  • Kurani i madhërishëm

    Ky botim i Kuranit të madhërishëm në shqip përmban përkthimin e domethënieve të Kuranit nga Prof. Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë). Prof. Hasan Nahi ishte një ndër hoxhallarët më të shquar të kohës së tij dhe ndër të vetmit që shkollimin superior e kishin kryer jashtë vendit. Sipas disa kritikëve përkthimi i tij konsiderohet si një ndër përkthimet më autentike të Kuranit në shqip.

    Përkthim : Hasan I. Nahi

    Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/332470

    Download :Kurani i madhërishëmKurani i madhërishëm

Random Books

  • Përmbledhje tregimeshPërmbledhje tregimesh: Është libër i cili ka përmbledhur një sërë tregimesh islame për fëmijë, të cilat janë të shkruara me një metodologji të përshtatshme për fëmijët. Tregimet janë edukative dhe janë marrë nga Libri i Allahut - Kurani, Tradita profetike – Suneti dhe historia islame.

    Autor : Muhamed Muveffek Selime - Muhamed Munir El Xhenbaz - Muhjid-din Selime

    Përkthim : Irfan Salihu

    Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Source : http://www.islamhouse.com/p/329565

    Download :Përmbledhje tregimeshPërmbledhje tregimesh

  • Fragmente nga jeta e SahabëveKy libër paraqet fragmente nga jeta e një numër të shokëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Atyre të cilët ishin yje të udhëzimit dhe të cilët u edukuan në djepin e shkollës profetike. Lexuesi që hulumton bukurinë gjuhësore dhe artin e tregimit do ta gjen në këtë libër. Ai që mundohet që t’i merr shëmbëlltyrë këta burra fisnikë do ta arrin dëshirën e tij, sikur që edhe ai që e hulumton të vërtetën historike do ta percepton atë.

    Autor : Abdurr-Rrahman Rafet Basha

    Source : http://www.islamhouse.com/p/289724

    Download :Fragmente nga jeta e SahabëveFragmente nga jeta e Sahabëve

  • Kur'an – iKur’an-i: Është përkthim i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip nga një grup përkthyesish pranë shtëpisë botuese Darus Selam. Është i vetmi përkthim deri më tani që është kryer në grup dhe shquhet për nga kujdesi që ajetet që kanë të bëjnë me akiden - besimin të përkthehen në dritën e besimit të pastër Islam – Besimit të Ehli Sunetit.

    Rishikim : Një grup recenzuesish

    Përkthim : Një Grup përkthyesish

    Source : http://www.islamhouse.com/p/332473

    Download :Kur'an – iKur'an – i

  • Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e GjykimitKy libër shtjellon një ndër tematikat më të rëndësishme të akides e që është: “Shefati - Ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit” dhe në shtjellimin e së cilës kanë devijuar grupe të shumta. Autori sjell besimin e Ehlu Sunetit rreth Shefatit, i cili është besimi mesatar dhe i vërtetë në këtë çështje. Shejhu i nderuar e trajton këtë temë përmes disa kapitujve, si: Kuptimi i shefatit dhe argumentet që e vërtetojnë atë dhe dallimi mes shefatit në këtë botë dhe në tjetrën, llojet e shefatit të Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) dhe kush bën shefat përveç tij, kushtet e shefatit dhe shkaqet e përfitimit të tij dhe në fund flet rreth shefatit sipas kundërshtarëve të Ehlu Sunetit dhe përgjigja ndaj tyre.

    Autor : Nasir b. Abdurr-Rrahman El Xhudej

    Rishikim : Justinian Topulli

    Përkthim : Altin Plumbi

    Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354324

    Download :Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit

  • Rruga e muslimanitRruga e muslimanit është një doracak që përmbledh njohuritë elementare rreth Islamit. Pjesa e parë e tij flet rreth disa parimeve të përgjithshme të fesë Islame si: Shtyllat e Islamit, Imanit dhe Ihsanit, pastaj disa sqarime rreth Shehadetit. Pjesa e dytë: përmban disa nga suret e shkurtra të Kuranit me përkthim në gjuhën shqipe. Pjesa e tretë: flet rreth rregullave elementare të Fikhut gjegjësisht pastërtisë dhe namazit duke ilustruar me foto mënyrën e marrjes së abdesit dhe faljes së namazit. Pjesa e katërt: veçohet me komentimin e disa haditheve dhe përfundon me një mori lutjesh të shoqëruara me përkthimin në shqip.

    Përkthim : Driton Lekaj

    Botuesi : Organizata bamirëse 'El Haremejn'

    Source : http://www.islamhouse.com/p/339686

    Download :Rruga e muslimanit